Tirana mbi një biçikletë - Into Albania

Tirana mbi një biçikletë

Kryeqyteti i Shqipërisë, tashmë me shumë korsi për pedaluesit, ka plot surpriza, rrugica e qoshe interesante të cilat mund të zbulohen vetëm me biçikletë.

Në hyrje të zonës së ish-bllokut, mbi urën e kuqe, një biçikletë e madhe metalike e vendosur si instalacion tregon qartazi dashurinë e qytetit për këtë mjet ideal transporti, si në sensin mjedisor ashtu edhe në atë njerëzor. Infrastrukutra e re, e përshtatur pikërisht për akomodimin e biçikletave, e bën edhe më tërheqës përdorimin e këtij mjeti transporti që duket si i krijuar enkas për një qytet me madhësinë e Tiranës, me surprizat e saj të pranishme në çdo rrugë, detaje këto të padukshme nga xhamat e makinës.

E lehtë të pedalosh

Prej katër vitesh qyteti më i madh i Shqipërisë është mbushur me korsi vetëm për pedaluesit. Parkime të vogla biçikletash gjen kudo nëpër Tiranë, një detaj i vogël në dukje por shumë i rëndësishëm për një qytet ku gjetja e një vendi parkimi makine harxhon tepër kohë. Me biçikletë, kjo kohë mund të përdoret në mënyra më të këndshme, për të mos përmendur kursimin në lekë apo qetësinë mendore.

Komiteti Bar, Urban Life

Parkim për biçikleta tek Kafe-Muze Komiteti, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Nëse nuk ke biçikletë

Ecovolis

Nëse nuk ke një biçikletë, mos u shqetëso!  Mund të marrësh një shumë lehtë me qera në një prej stacioneve të Ecovolis në Bulevardin Zogu i Parë, prapa Muzeut Kombëtar (pas Sheshit Skënderbej) dhe pranë kompleksit Taivan. Aty, në shkëmbim për një formë ID-je zyrtare, mund të merrni biçikletën tuaj dhe të mos humbisni asnjë minutë tjetër. Për hartën e pikave të Ecovolis, klikoni këtu.

Biçikletat Ecovolis në Tiranë. Burimi: facebook.com/ecovolis

MobikeNjë opsion tjetër është app-i Mobike, i cili mund të shkarkohet lehtësisht e të mbushet online. Mobike nuk ka stacione por mund të përdoret nga gjithkush që përdor këtë app. Harta e app-it tregon vendndodhjen më të afërt të biçikletave, të cilat rezervohen online duke i dhuruar edhe më shumë spotanitet ditës tuaj.

Biçikiletat Mobike në Tiranë. Burimi: albanianews.it

Dy opsione të tjera janë Evergreen ku mund të marrësh biçikleta standarte me qera si edhe CycleAlbania për përzgjedhje më profesionale të cilat janë më të përshtatshme për rrugë të gjata.

60 minuta

Mjafton një orë dhe me biçikletë arrin të shëtisësh unazën e madhe dhe të vogël të qytetit. Qofsh banor vendas apo turist, falë korsive të dedikuara mund të shohësh me shpejtësi qytetin e pallateve shumëngjyrësh, atraksionet kryesore turistike dhe pikat e kujtesës nga e shkuara. Në këtë mënyrë i ke shpëtuar trafikut të automjeteve që shtohen çdo ditë dhe nëse do të ndalesh në një prej tyre, thjesht zbret nga biçikleta dhe ja ku je!

Ushqejeni veten me një mëngjes energjik dhe nisuni rreth Tiranës. Qyteti laget nga 5 liqene por më të mëdhenjtë janë ai Artificiali, ai i Kasharit dhe ai i Farkës. Brenda qytetit, zona ideale për të shëtitur me biçikletë janë zona e saporinovuar e Pazarit të Ri, Rruga e Ambasadave, Rruga e Kavajës, Bulevardi Zogu i Parë, Sheshi Skënderbej, Bulevardi Zhan D’Ark, Ura e Tabakëve.

Rrethinat e Tiranës janë ideale për të pedaluar jo vetëm për shkak të natyrës fantastike që do të zbuloni, por edhe për shkak të aksesit në infrastrukturë. Guida të njohura për pedalim janë ato në malin e Dajtit, rreth Kalasë së Petrelës apo kodrave të Prezës. Në çdo ndalesë jashtë Tirane, krahas ajrit të pastër dhe gjelbërimit shplodhës, do të mësoni më shumë për qytetin dhe fshatrat e tij, trashëgiminë historike dhe atë kulturore. Për më shumë ture mes qyteteve, klikoni këtu.

 

 

New & Trending

Choose a