U dëmtuan nga Tërmeti - Fortifikimet e Krujës, Durrësit dhe Prezës Drejt Restaurimit - Into Albania

U dëmtuan nga Tërmeti – Fortifikimet e Krujës, Durrësit dhe Prezës Drejt Restaurimit

Edhe pse tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit duket një ditë e largët tashmë, eklipsuar nga lajmet e një pasnjëshme që i referohen pandemisë globale, dëmet që ai shkaktoi janë ende të pranishme, sidomos në monumentet e trashëgimisë kulturore në vend.

Projekti, që vjen si ndihmë nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, mendohet se do të zgjasë rreth dy vjet. Ai do të restaurojë fortifikimet e Krujës, Durrësit dhe Prezës.

Kulla, Durrës. Foto e marrë nga: ata.gov.al

Sipas marrëveshjes së firmosur pak ditë më parë mes ambasadores amerikane, znj. Yuri Kim dhe ministres shqiptare të kulturës, znj. Elva Margariti, restaurimi do të nisë me Kullën C në Durrës. Ajo do të pasohet nga restaurimi i Teqesë së Dollmës, monument kulture i kategorisë së parë, ndërtuar në vitin 1778, në Kalanë e Krujës. Projekti do të quhet i përfunduar me restaurimin e Kalasë së Prezës që gjithashtu rezultoi e dëmtuar.

Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit në Kalaë e Prezës. Foto nga Web Library.

Kujtojmë se Fondi i Ambasadorëve për Zhvillim, ka mbështetur financiarisht edhe restaurime të tjera të objekteve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri si atë të Galerisë Nr. 3 të Kalasë, në Gjirokastër, apo ruajtjen e Kullës së Sahatit , në Tiranë. Por siç është shprehur vetë ambasadorja Kim në fjalën e saj, “ky është projekti ynë më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore në Shqipëri deri më sot”.

Të treja këto qytete, me vlerat e tyre të trashëgimisë kulturore janë pjesë e thuajse të gjitha tureve kulturore në vend dhe për rrjedhojë me një rëndësi thelbësore për një tjetër sektor, që ashtu si dëmtimet nga tërmeti është përkulur nga dëmi i shkaktuar nga pandemia, sektori i turizmit. Rikthimi i këtyre objekteve komunitetit është edhe një mundësi për rijetëzimin e turizmit në vend.

New & Trending

Choose a