Book Your Stay
Book Your Flight
Në këto ditë të izolimit total, ku bota ka si kryefjalë pandeminë globale, trevat shqiptare, kanë qenë mikpritëset e para të shumë shpendëve të rrallë shtegtues.
Me një relievi të pasur dhe klimë të favorshme, Shqipëria ka kushte të favorshme për t’i dhënë jetë shpendëve të shumëllojshme. Vendi ynë numëron rreth 370 lloje, nga të cilat rreth 290 lloje janë autoktone.
Periudha e pranverës është idealja për shtegtimin e shumë shpendëve të cilat konsiderohen të rralla dhe Shqipëria numëron shumë.
IntoAlbania sjellë një listë prej 10 shpendësh të rrallë të territorit Shqiptar, jo vetëm shtegtues, por edhe autoktonë.
Ky lloj shpendi është një nga të rrallat në territorit tonë. Në Gadishullin Ballkanik specie të tilla raportohen të zhdukura ose në sasi të vogla. Pula e Livadheve, përbëhet nga dy popullata folezuese, ajo lindore me qendër në Rusi dhe ajo perëndimore më qendër në Spanjë dhe Portugali.
Gargulli është një shpend migrator shumëngjyrësh që ka shtëpizën e tij edhe në trevat shqiptare. Konsiderohet një nga shpendët më të mahnitshëm të Evropës, për shkak të ngjyrave të pasura ekzotike e të shndritshme. Ky lloj shpendi shtegton nga Afrika e Jugut, për të ardhur si vizitorë, kryesisht në periudhën maj-gusht. Ai folenizon kryesisht në zona të hapura me peizazhe të shumëllojshme, e ndërton folenë në shpate lumenjsh.
Simboli i Shqiptarëve, shpendi madhështor i cili haset në tërë Shqipërinë, por më shumë në zonat malore. Njihet për aftësi të mëdha fluturuese dhe shpejtësi të lartë manovruese.
Kali i qyqes përfaqëson jo vetëm simbolin e biodiversitetit, por edhe një prej llojeve më të rralla në të gjithë vendin. Sot Kali i Qyqes konsiderohet si më i rrezikuari gjatë 30 viteve të fundit. Ky shpend është ndër shkabat më të mëdha në Shqipëri, i cili ndihmon ekosistemin, shkaba të tilla janë pastruesit apo ruajtësit më të mirë të cilësisë së mjedisit. Kjo pasi ato ushqehen me kërmat e kafshëve shtëpiake dhe atyre të egra, shpendë të tjerë dhe peshq, insekte, fruta dhe madje me jashtëqitje të gjitarëve. Gjendet kryesisht në zonën e Gjirokastrës.
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është kthyer prej vitesh në shtëpinë folenizues të këtij shpendi që konsiderohet si më i madhi ujor. Është një shpend që rritet dhe zhvillohet në liqenet kryesore të Shqipërisë dhe nuk shtegton. Prej vitesh pelikani është kthyer në një joshje të veçantë jo vetëm për turistët vendas, por edhe për të huajt. Pelikani kaçurrel jo vetëm zbukuron lagunën, por kohët e fundit po vërehet dhe një rritje e numrit të foleve, një faktor pozitiv që tregon se ky shpend, po rigjen shtëpinë e tij.
Në Shqipëri, lejleku konsiderohet si ndër të parët shpend verues. Vjen në pranverë kryesisht në mars dhe largohet në vjeshtë duke filluar nga gushti gjer në fund të shtatorit. Madje në këtë kohë pandemie ishte i pari që mbërriti në trevat shqiptare. Vitet e fundit numri i Lejlekëve të kthyer në Europë ka ardhur duke u zvogëluar. Shkaku i kësaj është ndryshimi i klimës dhe prishja e habitateve.
Është një shpend, shtegtar tropikal, në trevat shqiptare. Zakonisht qëndron në majat e pemëve, por mund të gjendet dhe në terrene me rërë.
Lugina e Nartës njihet dhe si strehëza e flamingove, por mbrapa nuk qendron as Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta. Shpendi lozonjar spikatet për shkak të kontrasteve midis ngjyrës rozë, të zezë dhe të bardhë. Mbrojtja e këtij shpendi në Shqipëri ka bërë që një numër i konsiderueshëm flamingosh të rishfaqen në lagunat tona, duke sjellë dhe një numër të konsiderueshëm të turistëve.
Është ndër shpendet që gjendet në gjithë Shqipërinë. Si shpend autokton grabitqarë pëlqen të qëndrojë në terrene të hapura, e toka kënetore.
Është një ndër shpendët në zhdukje dhe shfaqet e rrallë në zonën e Shkodrës dhe në Butrintit. Është një patë mjaft e vogël me qafë të trashë dhe dallohet për ngjyrat e mrekullueshme mes të kuqes dhe gështenjës së fortë.
Nëse jeni në kërkim të një vendi ku ju mahnitë me detin, liqenin, lumin, natyrën e egër, turizmin bregdetar, historik...
Read More
Dibra e pasur me traditë, kulturë dhe histori është e njohur edhe për peizazhet natyrore. Diversiteti i natyrës dibrane i...
Read More
Stina e dimrit dhe magjia e saj shijohen më mirë në Korçë, jo vetëm në sokaket e qytetit, por në...
Read More