Argëtim familjar - Into Albania

Argëtim familjar

Falë parqeve të shumta natyrore e arkeologjike, liqeneve e deteve, Shqipëria për fëmijët mund të jetë një botë fantastike plot ngjyra e histori surprizuese që e presin. Ku ka më bukur se një familje që së bashku kalon në harmoni ditët e pushimit, me fëmijët që i bëjnë njëmijë pyetjeve prindërve për gjithçka që shohin përreth, e prindërit që përpiqen të gjejnë përherë një përgjigje. Tashmë në disa prej qyteteve kryesore shqiptare si Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora etj, do të gjeni parqe argëtimi të krijuara enkas për fëmijët, terrene sportive moderne ku ata mund të kultivojnë pasionet e tyre të para, apo plot hapësira të tjera kreative, ku fëmijët do mund të lënë të lirë fantazinë e tyre!

New & Trending

Choose a