Fundjavë në Park - Into Albania

Fundjavë në Park

Koncepti

Një event i muzikës elektronike në mjedis të hapur, përgjatë gjithë fundjavës! ‘Fundjavë në Park’ është një hapësirë ​​muzikore në ambientin më të gjelbërt të kryeqytetit, Liqenin Artificial të Tiranës. Eventi është krijuar nga një koncept i thjeshtë që sjell një ndjesi minimaliste: një atmosferë rikrijuese në natyrë përgjatë gjithë ditës; një bar veror; Live DJ; brunch dhe opsione interesante të ushqimit; hapësira relaksuese dhe aktivitete sportive në mjedise të hapura. ‘Fundjava në Park’ është një format muzikor i të mbledhurit së bashku në mjedise të jashtme; dhe, pika e takimit e Tiranës gjatë fundjavës që bashkon komunitetin lokal dhe turistët. ‘Fundjavë në Park’ është përvoja e muzikës së kryeqytetit në fundjavën e fundit verore të vitit! E nisur si një projekt pilot, ‘Fundjavë në Park’ ka potencialin të zgjerohet duke u replikuar në të ardhmen në ambjente të tjera symbol të Tiranës.

Kur?
E Premte – e Diel – 6 Shtator deri 8 Shtator 2019
Nga ora 12:00 deri 24:00.

Ku?
Liqeni Artificial i Tiranës.

Kostot?
Asnjë kosto hyrjeje.

Vendndodhja

Fundjava në Park do të organizohet në Parkun e Madh të Tiranës, në një hapësirë ​​të hapur natyrore në zemër të kryeqytetit. Hapësira e përzgjedhur ndodhet pranë liqenit; vetëm pak metra larg nga Amfiteatri i njohur i parkut. Hapësirat e gjelbërta dhe pamjet e liqenit janë një shkëputje e shkurtër pas një dite dinamike në qytet. Fundjava është koha e pikut duke e bërë zonën një nga më të ngarkuarat në mesin e vizitorëve të parkut dhe komunitetit të kryeqytetit. Vendodhja lejon afërsinë me facilitetet publike të cilat janë dhe falas. Ka një zonë parkimi në më pak se 5 minuta në këmbë dhe është lehtësisht i arritshëm me këmbë.

Hapësira e planifikuar është 600 m 2 me një kapacitet maksimal prej 250 personash për një kohë të caktuar. Hapësira është e mjaftueshme për të lejuar vendosjen e një strukture të plotë, duke përfshirë: DJ Booth (dhe një skenë të vogël), një bar veror në mjedis të hapur, dy ambjente ushqimi, një cep për degustimin e verës; një hapësirë ​​rekreative për aktivitete të thjeshta në natyrë; një hapësirë per kanotazh; një hapësirë lounge me ulëse dhe hapësirë të jashtme ku njerëzit konsumojnë pije dhe mund të qëndrojnë e të relaksohen.

Pse Tirana? Përfitimet në qytet …

Fundjavë në Park është një event kulturor-muzikor në zemër të kryeqytetit. Një pikë takimi në natyrë mes vendasve dhe të huajve që jetojnë ose vizitojnë Tiranën. E vendosur në Liqenin Artificial të Tiranës – hapësira më e gjelbëruar e kryeqytetit – ngjarja do t'i sjellë njerëzit më afër natyrës duke promovuar zonën më të madhe të parkut të qytetit. Me muzikë elektronike në sfond nga pasditja deri në mesnatë, ‘Fundjavë në Park' do të sjellë nga disa nga artistët më të mirë në qytet; ushqimin lokal për piknik dhe brunches, eksperiencat e degustimit të verës; dhe aktivitete në natyrë si kanotazh në ujërat e liqenit. ‘Fundjavë në Park' sjell në një disa nga elementet më të mira të natyrës, kulturës dhe jetës urbane të kryeqytetit.

    6-7-8 Shtator 2019 12:00-00:00
    Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës (Pranë Fushave të Tenisit) Get Directions

Explore More