Ngjitje në Malin e Bogonicës - Parajsa Natyrore e Vlorës - Into Albania

Ngjitje në Malin e Bogonicës – Parajsa Natyrore e Vlorës

Vlora ka një pozitë të favorshme gjeografike si portë hyrëse në Rivieren Shqipëtare dhe konsiderohet si një ndër perlat e turizmit shqiptar.

Është një vend që të lejon të ushtroni të gjitha llojet e sporteve, ujore, ajrore, si edhe aventurat unike të ngjitjes në mal. Në Parkun Kombëtar të Llogarasë ju mund të gjeni një faun dhe florë të pasur në thellësinë e pyjeve të parkut. Për alpinistët një mundësi e mirë është të arrijnë në majë të malit të Çikës, të shijojnë panoramën magjike të detit, të ndërthurur me male dhe pisha.

Për të gjithë ata që nuk ngjiten dot deri tek Mali i Çikës, një ndër atraksionet e tjera të veçanta është edhe mali i Bogonicës. I rrethuar nga gjelbërimi, mes një paqeje natyrore, dallohet për format e larmishme gjeometrike të relievit mes ujit të kristaltë e oksigjenit të bollshëm. Udhëtimit tuaj nuk do t’i mungojë dhe melodia më e ëmbël e zogjve të zonës.

Ngjitja e kësaj maje do t’ju servirë një pamje e cila do t’ju lë pa fjalë. Në të dallohet qartë deti Jon, ishulli i Korfuzit e më afër përroi i Vishës dhe fshati i Pilurit. Kjo rrugë konsiderohet si më e hershmja që ka lidhur Labërinë, konkretisht zonën e bregut, Himarës dhe fshatrave si Vunoi, Dhërmiu e Palasa.

Është theksuar vazhdimisht që turizmi këtë vit do të jetë lokal, e ku sigurisht Riviera Shqiptare pret turistët e shumtë dhe nëse jeni në Vlorë, mos u largoni pa shijuar këtë pamje tjetër të qytetit bregdetar.

New & Trending

Choose a