Vlora - Into Albania

Vlora

Zhytu në Parajsën Bregdetare të Vendit

Përse duhet vizituar Vlora

Udhëtimi në Rivierën shqiptare nis nga Vlora, pikëtakimin e detit Adriatik dhe Jon, e njëherësh një nga qytetet bregdetare më të mëdha të Shqipërisë. Këtu u shpall Pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, e sot Sheshi I Flamurit vizitohet çdo vit nga qindra mijëra shqiptarë, me festimet që kulmojnë në fund të nëntorit. Por përtej historisë, Vlora është ‘shtëpia’ e disa prej plazheve më të bukur të jugut, si dhe plot vendeve të tjera sugjestive si Zvërneci, Gadishulli i Karaburunit, Laguna e Nartës apo ishulli i Sazanit. Sikur të mos mjaftonte deti spektakolar, duke ngjitur Llogaranë do mund të shijoni ajrin e freskët të malit nën praninë e kuzhinës tradicionale të plot restoranteve të shijshme. Plazhe të virgjëra, kala, kisha e xhami të vjetra, panorama malesh të larta prej nga mund të shihet pafundësia e detit: të duket sikur Vlora ka vërtet gjithçka që dikush mund të kërkojë!

Filters

Zbulo më Vlora

Rekomandimet Tona