Dibra - Into Albania

Dibra

Bukuroshja e Fjetur

Përse duhet të vizitoni Dibrën

Një nga parqet më të bukur kombëtare të Shqipërisë, ai i Lurës, ndodhet pikërisht në zonën e Dibrës. Natyra e virgjër, peizazhet malore, liqenet akullnajorë, lumenjtë e pyjet: Dibra di të kënaqë pritshmëritë e çdokujt! Bukuria e Lurës është përshkruar nga emra të njohur si ai i Edit Durham, ndërsa poeti Gjergj Fishta ka thënë në mënyrë emblematike se “Kush nuk ka parë Lurën, nuk ka parë Shqipërinë.” I konsideruar ende një vend për t’u zbuluar, në Dibër mund të gjesh dhe burime të ujërave termale kurative, që janë vërtet një dhuratë e natyrës. Një tjetër arsye për të vizituar Dibrën është dhe tradita e pasur kulinare, ku nuk mund të lihen pa përmendur jufkat e famshme, apo sheqerparja.

Filters

Zbulo më Dibra

Rekomandimet Tona