Fier - Into Albania

Fier

Natyra takohet me Historinë

Përse duhet të vizitoni Fierin

Nga qytetet antike tek bukuritë natyrore, arsyet për të vizituar Fierin janë të shumta. Guri më i rëndësishëm i kurorës është padyshim qyteti antik i Apollonisë, aty ku u shkollua Perandori Oktavian Augusti, e ku sot mund të shihen ende rrënojat e objekteve imponuese publike të kohës. Një tjetër vend që të rikujton të shkuarën e largët është Parku Arkeologjik i Bylist, një nga qytetet më të rëndësishme ilire të jugut të Shqipërisë. Si për t’i bërë shoqëri këtyre dëshmive historike, natyra përreth qytetit është vërtet plot me surpriza që ja vlen të zbulohen. Laguna e Karavastasë, me shumëllojshmërinë e shpendëve dhe paqen natyrore që ofron, ndodhet vetëm 30 minuta me makinë larg qytetit. Por, shpesh lënë në harresë për shkak të afërsisë me plazhet e bukura të Vlorës, plazhi i Semanit është gjithashtu vetëm 18 km larg Fierit, dhe ofron të gjitha kushtet e nevojshme për një pushim të rehatshëm.

Filters

Zbulo më Fier

Rekomandimet Tona