Gjipe: Destinacioni ideal për të dashuruarit e natyrës - Into Albania

Gjipe: Destinacioni ideal për të dashuruarit e natyrës

Nëse ju pëlqejnë aktivitetet në natyrë dhe doni të kaloni një ditë në plazh jashtë të zakonshmes në Shqipëri, Gjipeja është vendi ideal.

Plazhi i Gjipesë ndodhet mes fshatit Dhërmi dhe Vuno në jug të Shqipërisë. Edhe pse si plazh është i vogël, bukuria e tij është magjepsëse, falë ujit të kristaltë, shkëmbinjve të qetë dhe shpellave me gropa. Mund ta arrini këtë thesar të Rivierës Shqiptare përmes mënyrave të ndryshme, varet se sa aventurierë jeni. Mes shumë alternativave të ndryshme të aktiviteteve në natyrë që mund të bëni këtu, po ju paraqesim një listë me ato më të mirat, të cilat i kemi listuar sipas vështirësisë, nga më e thjeshta tek më impenjativja.

Plazhi i Gjipesë, foto nga: Irida & Arjola Kollec. Instagram: aitwinsadventures.

Kamping

Edhe pse udhëtimi në Gjipe mund të realizohet brenda një dite, ne ju rekomandojmë të qëndroni për kamping të paktën për një natë. Nëse ju pëlqen të qëndroni në natyrë, Gjipe Eco Campground është vendi i duhur! Është i pozicionuar mbrapa plazhit, në një fushë të këndshme me pemë ulliri. Një tjetër mënyrë për të përjetuar një eksperiencë të ngjashme është ajo e pajisjes me një tendë personale dhe kampingut pranë detit. Kjo mund t’ja vlejë veçanërisht për pamjen, pasi panorama që do t’ju shfaqet me tendën hapur është fantastike! Në një errësirë totale dhe larg të gjitha dritave të qytetërimit, në Gjipe mund të shijoni qiellin plot me yje, madje të dalloni “Rrugën e Qumështit”.

Shkëmbinjtë te plazhi i Gjipesë, foto nga: Irida & Arjola Kollec. Instagram: aitwinsadventures.

Ecje

Ngjitja është një mënyrë e mirë për të eksploruar bregdetin shqiptar, dhe rruga për në Gjipe ofron mundësi të mira për ta bërë një gjë të tillë. Dy nga shtigjet më të rrahura për në Gjipe jan Jal – Gjipe dhe Vuno – Gjipe. Ne rekomandojmë të parën meqë edhe panoramat që ofrohen janë të tilla sa mund të përjetosh plotësisht bukurinë e Rivierës. Të dyja këto shtigje kërkojnë të njëjtën sasi kohore për t’u përshkuar, rreth 90 minuta, ndaj është në dorën tuaj të zgjidhni atë që dëshironi!

Gjipe e parë nga larg, foto nga: Irida & Arjola Kollec. Instagram: aitwinsadventures.

Ngjitje

Plazhi i Gjipesë ofron gjithashtu mundësi të mira për ngjitje. Rrugët e përzgjedhura janë të kategorizuara sipas vështirësisë, ndaj do të gjeni hapësira si për të apasionuarit e rinj pas këtij sporti, ashtu edhe për më profesionistët. Kompania Albania Adventure ofron udhëtime ditore që ju mundësojnë të realizoni ngjitje në Gjipe. Mund të arrini Gjipenë nga Gjiri i Jalit përmes kajakut apo ecjes.

Kanioning

Praktikimi i kanioningut është një nga aktivitetet më sugjestive, ku adrenalina dhe bukuritë natyrore vijnë me të njëjtën forcë. Mbani parasysh se ky aktivitet kërkon një nivel të caktuar të përgatitjes fizike. Koha totale e ecjes është rreth 3 orë, dhe ka 5 litarë që zbresin nga lartësitë e 6 deri në 15 metra. Mund ta praktikoni këtë sport ekstrem vetëm përmes ndihmës së guidave profesionistë të Albania Adventure, dhe ja vlen vërtet kohën dhe energjinë tuaj!