5 mënyra si Njerëzit e Ndjeshëm Rigjenerohen nga Uji - Into Albania

5 mënyra si Njerëzit e Ndjeshëm Rigjenerohen nga Uji

Nëse je një njeri i ndjeshëm dhe shumë empatik, nëpërmjet këtij artikulli je duke zbuluar burimin e domosdoshëm për të rigjeneruar energjinë tënde.

Secili nga dy aspektet e sipërpërmendura është thelbësor që të kemi marrëdhënie ndërpersonale të shëndetshme. Mungesa e njërit apo tjetrit komponent, mund të na e bëjë jetën më të stresuar dhe të palumtur.

Liqeni Kashar. Foto nga IntoAlbania

E gjithë kjo tërheqje ndaj ujit e ka shpjegimin tek energjia dhe empatikët apo personat e ndjeshëm, i nënshtrohen më lehtë ndikimit të saj. Ata duhet të kujdesen vazhdimisht për energjinë që shpenzojnë dhe energjinë ndaj të cilës janë çdo ditë të ekspozuar. Uji është shpëtimtar dhe është mirë të kuptojnë sa më parë arsyet e fuqisë që ai ka, në rigjenerimin e energjisë së tyre.

Këtu janë 5 mënyra sesi njerëzve të ndjeshëm uji u bën mirë për:

1.Pastrim

Ashtu siç pastron trupin tonë, uji mund të pastrojë edhe energjinë tonë. Duke u zhytur nën sipërfaqen e tij, del nga qarkullimi energjia negative e akumuluar. Kjo është shumë e rëndësishme për shpirtrat e ndjeshëm që dëmtohen lehtësisht nga energjia negative dhe mund të shfaqin problmee me shëndetin apo humorin.

2. Balancim

Sipas praktikave më të lashta të meditimit, në trupin tonë gjenden disa vatra energjie, të quajtura chakra. Shtatë kryesoret nisin nga fundi i shpinës, drejt kokës. Chakra-t janë energji drite dhe secila ka një ngjyrë (sipas ngjyrave të ylberit). Kur energjia është në ekuilibër, ngjyrat janë të qarta dhe secila vatër e qarkullon atë në sens orar, në harmoni. Në këtë rast, trupi ynë përfiton nga energjia e balancuar, ashtu sikurse organet e brendëshme.

Gjatë përditshmërisë, Chakra-t ekuilibri i energjisëprishtet dhe pasojat tek njerëzit e ndjeshëm dhe empatikë mund të jenë shqetësuese. Këtu hyn në lojë energjia e fluksit të ujit, si rregullatore për të kthyer çdo gjë në ekuilibër.

Ju sugjerojmë një vizitë në kërthizë të Shiqpërisë për t’u rigjeneruar me pamjen e Liqeneve të Dumresë. Për më shumë informacion lexoni këtë artikull.

3. Detoksifikim

Kripa është një agjent detoksi për trupin e njeriut. Ne çlirojmë lëndë toksike nëpërmjet proçesit të djersitjes dhe emocione të këqija nëpërmjet lotëve. Zhytja në ujë të kripur, ndihmon trupin në çlirimin e toksinave.

Deti është një banjë natyrale me ujë të kripur dhe për fat, në Shqipëri e kemi me shumicë. Bashkuar me ajrin në bregdet është një kurë e pakrahasuar me asgjë tjetër për detoksifikim. Mendoni për llampat e famshme me kripë Himalaje. Përse të kërkojmë kaq larg kur mjafton të vizitojmë “Plazhet Shqiptare”, qoftë edhe vetëm për një fundjavë herë pas here.

Thermal Pools Of Bënja
Ujërat Termalë të Bënjës Përmet. Burimi, Fation Plaku.

4. Kurim

Rëra buzë deteve, liqeneve apo lumenjve ka gjithashtu veti shëruese. Secila grimcë rëre është një kristal shërues i vogël. Duke vendosur trupin, ose edhe vetëm shputat, direkt mbi rërë, ndihmon në rigjenerimin e Chakra-ve. Rëra gjithashtu na transporton në kujtime të gëzueshme fëmijërie, duke na ndihmuar të kthehemi në një ambient më të paqtë të qenies sonë.

Një ndër zonat me rënë të bollshme në Shipëri, ajo pranë qytetit të Lezhës, që njihet si Rana e Hedhun.

Rëra e bardhë e Ksamilit. Foto nga IntoAlbania.

5. Rigjenerim

Arsyeja përse trupi i njeriut është i lidhur kaq ngushtë me ujin është sepse trupi ynë përbëhet nga ky element, më shumë se nga çdo element tjetër. Njerëzit e ndjeshëm janë më të vëmendshëm ndaj sinjaleve që trupi dërgon, ndaj do të jenë më të “etur” ndaj atij elementi që u është pakësuar papritur në trup. Ata do të kërkojnë natyrshëm vendburime të ujit për t’u “shëruar”.

IntoAlbania ka një përmbledhje speciale të 6 ujëvarave më të veçanta në Shqipëri, ku do të mjaftonte vetëm pamja, për t’u ndjerë menjëherë më mirë. Zbulojini në këtë artikull.

Ujëvara e Thethit, foto nga IntoAlbania.

New & Trending

Choose a