E Kuqja e Onufrit - Ngjyra Unike e Mjeshtrit Shqiptar - Into Albania

E Kuqja e Onufrit – Ngjyra Unike e Mjeshtrit Shqiptar

Diku midis portokallisë të errët, fuchsia-s, koralit dhe të kuqes, qëndron një nga ngjyrat më të papërcaktueshme dhe marramendëse në historinë e artit, krijuar nga mjeshtri i ikonografisë Shqipëtare, Onufri.

E kuqja është ndoshta ngjyra që lidhet më shumë me Ballkanin, qoftë për fushat me lulekuqe, por edhe për historinë dramatike të rajonit. E kuqja është gjithashtu simbolikë e identitetit tonë kombëtar.

Megjithatë, ekziston një tjetër e kuqe, e cila e dallon Shqipërinë që në shekullin e XVI. Konturimi apo dhe hijet novatore e konsideruan atë “E Kuqja e Onufrit.”

E kuqe për Revoltën

Në shekullin e 16-të, ikonografi virtuoz i Shqipërisë Onufri gdhendi emrin e tij në historinë dhe kulturën Shqiptare, duke krijuar hijet e së kuqes që askush nuk kishte parë deri në atë kohë. Ikonografia e tij e krishterë ishte jo vetëm inovative, por revolucionare e hapur për kohën. Pamjet e Onufrit të Shën Mërisë, Krishtit dhe skenave të panumërta biblike janë zhytur në një nga ngjyrimet më të shkëlqyera të së kuqes që ka parë vendi dhe ndoshta i gjithë rajoni. Kështu lindi ajo që ne sot, e konisderojmë e Kuqja e Onufrit.

Çfarë është “E kuqja e Onufrit”

Vetëm Onufri mund ti përshtaste dhe ti sillte aq të qarta ngjyrat e pasura të portokallisë në të kuqe dhe fuchsia-s. Ajo që vërehet në shikim të parë është se si shfaqet ngjyrimi bashkëkohor. Në të vërtetë, Onufri ishte një artist jo vetëm bashkohorë, por një artist që shikonte përtej kohës së tij. Jo vetëm ngjyrat, por edhe kompozimet e tij, sinjalizuan një revolucion në stil në kohën e veprimtarisë së tij artistike dhe vazhduan të frymëzonin një shkollë të tërë ikonografësh. Ai prezantoi në ikonat e tij një shprehje më të madhe, më realiste të fytyrës, si edhe një lloj individualiteti të paparë.

Ku mund ta sodisni të kuqen e Onufrit?

Emri i Onufrit i jep hijeshi Muzeut Kombëtar Ikonografik në Berat, i vendosur në Katedralen e Shën Mërisë, brenda Kalasë së Beratit. Koleksioni i muzeut, i cili arrin në gjithsej 173 sende të zgjedhura, gjithashtu përfshin pjesën më të madhe të punës së Onufri. Muzeu ka gjithashtu edhe sistemin më të madh dixhital të udhëzuesve audio në vend. Ju merrni të gjitha detajet historike në katër gjuhë.

Mund të gjeni edhe veprat e Onufrit në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës, konkretisht në pavijonin kushtuar ikonografisë post Bizantine. Një nga veprat më mbresëlënëse, ku mbizotërohet nga “E kuqja e Onufrit” është “Hyrja e Shën Marisë në Tempull.”

Nëse e gjeni veten në Korçë, mund të vizitoni Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar për të parë edhe më shumë mbi “Të Kuqen e Onufrit”.

New & Trending

Choose a