Atraksione Natyrore - Into Albania

Atraksione Natyrore

Qytete Antike

Antikiteti i ka bërë një prej dhuratave më të bukura Shqipërisë, falë rrënojave antike që gjenden në parqet e shumta arkeologjike në të gjithë vendin si Butrint, Apolloni, Antigone, Bylis etj. Një pjesë e tyre janë ndërtuar majë kodrave, duke ju mundësuar një udhëtim sa në histori, aq edhe në natyrën shqiptare.

Liqene dhe lumenj

Shqipëria është e njohur për pasuritë e shumta ujore, ku vlen të përmendet prania e Liqenit më të madh të Evropës Jugore (Liqeni i Shkodrës), si dhe e Liqenit më të vjetër të kontinentit (Liqeni i Ohrit). Këtu do të gjeni gjithashtu lumenj të kristaltë që rrjedhin mespërmes maleve mbresëlënës.

Male

Disa prej majave më të më të larta të Ballkanit gjenden pikërisht në vendin tonë. Fshatrat turistike nëpër luginat përrallore (Thethi, Valbona) dhe mikëpritja familjare që gjejnë të gjithë turistët, i kanë kthyer malet e vendit në një nga destinacionet kryesore turistike.

Parqet Natyrore

Nisni një rrugëtim në botën e gjelbër e plot ngjyra të parqeve natyrore shqiptare, ku nuk mungojnë liqenet, lagunat, ujëvarat, e plot surpriza të tjera.

Plazhet

Kaltërsi, ngrohtësi, e plazhe të virgjëra: takimi me plazhet shqiptare është për këdo një dashuri me shikim të parë. Zbuloni më nga afër destinacionet më përrallore të Shqipërisë duke klikuar këtu.

New & Trending

Choose a