Book Your Stay
Book Your Flight
Kjo kishë është mjaft intime dhe e thjeshtë në dukje, dhe është kisha kryesore për banorët e besimit katolik në Durrës.
E ndërtuar në vitin 1909, kisha “Shën Luçia” ka vetëm pak vite që është restauruar. E ndërtuar shumë pranë sheshit qendror të Durrësit, sot është “shtëpia” kryesore e besimit për besimtarët katolikë të qytetit.
Dritaret e harkuara përcjellin më së miri dritën në të gjitha ambjentet e kishës. Guri është elementi dominues i mureve, ndërkohë që tavani prej druri e kthen atmosferën në mjaft intime.
Kisha njihet dhe për vlerat e saj historike, pasi këtu meshonte kleriku Dom Nikollë Kaçorri, një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, si dhe zv.kryeministri i parë i Shqipërisë. Për këtë arsye dhe ambjentet e kishës përgjatë atyre viteve ishin kthyer në një strehë të vërtetë të takimeve patriotike, që kulmuan dhe me ngritjen e flamurit kombëtar në Durrës në 26 nëntor të 1912.