Bujtina Marku - Të Endësh në Tezgjah si Në Antikitet - Into Albania

Bujtina Marku – Të Endësh në Tezgjah si Në Antikitet

A keni menduar ndonjëherë se mund të uleni në tezgjah e të thurni me fije e ngjyra nga duart tuaja? Të përjetoni një përvojë unike të endjes me pajisjet që datojnë në Antikitet e që thurin aq bukur traditën në pëlhurë.

Nëse do të vizitoni Bujtinën Marku, veç kujtimeve të mrekullueshme për gjithçka që do të bëni aty, do të merrni me vete edhe një përvojë të paharrueshme të thurjes në tezgjah.

Agroturizëm Marku. Foto nga IntoAlbania.

Punë në tezgjah, agroturizëm Marku. Foto nga IntoAlbania.

E pozicionuar vetëm 15 km larg Shkodrës, në fshatin Ganjollë të Gurit të Zi, kjo fermë familjare është një ambjent i ngrohtë dhe intim, që ju mundëson një përvojë krejt të veçantë.

Pas mikpritjes tipike ‘si në shtëpinë tuaj’ nga të zotët e bujtinës, një shëtitje në natyrë përreth fermës ju mbush shpirtin.

Jo shumë larg bujtinës, mund të humbni mendjen mes pamjeve mahnitëse të natyrës përqark.

E pasur me pemë të shijshme frutore dhe plot perime të stinës, ferma ju jep mundësinë të këpusni vetë fruta nga pemët e të mblidhni vetë prodhimet e tokës, e më pas, direkt nga ferma në tryezë.

 

Agroturizëm Marku. Foto nga IntoAlbania.

Agroturizëm Marku. Foto nga IntoAlbania.

Ndër recetat tradicionale të gatuara me mjeshtëri e të servirura me përzemërsi nga zonja e shtëpisë, ju do të gjeni byrekun me mbushje të ndryshme, supën me kungull, tavën e pjekur me oriz, qepë dhe mish të njomë, mishin me zhigla si edhe ëmbësirat e zonës, për t’ua bërë ditët tuaja të pushimit, jo vetëm çlodhëse, por edhe të shijshme.

Madje ju mund të bëheni pjesë e përgatitjes së byrekut, sallatave apo ëmbëlsirave dhe të keni privilegjin të zbuloni disa nga sekretet e gatimeve të zonës, që ruhen e trashëgohen brez paz brezi.

Përgatitja e ushqimit. Burimi agroturizëm Marku

Agroturizëm Marku. Foto nga bujtina Marku

Gatim tradicional, bujtina Marku. Foto nga IntoAlbania.

Gatim tradicional, bujtina Marku. Foto nga IntoAlbania.

Byrek, agroturizëm Marku. Foto nga IntoAlbania.

Të zotët e bujtinës kanë jetuar prej shumë vitesh në Itali dhe nuk mund të shmangin që në gatimet e tyre tradicionale të sjellin edhe një ndërthurje me kulturën gastronomike italiane.

Në bujtinën Marku netët do të jenë të qeta e çlodhëse në dhomat e mobiluara aq bukur me shije tradite.

Agroturizëm Marku. Foto nga IntoAlbania.

Me familjen apo miqtë, ju do të të kaloni ditë plot kujtime në Bujtinën Marku, mes traditës, tezgjahut, frutave, shijeve të rralla dhe pamjeve mbresëlënëse që ju fal natyra shqiptare.

Momente argëtimi, Agroturizëm Marku. Foto nga IntoAlbania.

Agroturizëm Marku. Foto nga IntoAlbania.

Agroturizëm Marku. Foto nga IntoAlbania.

Explore More