Fshati Lin - Into Albania

Fshati Lin

Fshati duket sapo zbret rrugën kombëtare që të çon në Pogradec. Është një gadishull i vogël që hyn butë në ujërat e Liqenit të Ohrit. Dikur quhej “Liqeni i Dritës” ndoshta sepse ndriçohet plotësisht nga dielli përgjatë gjithë vitit. Gadishulli banohet nga disa qindra banorë me shtëpi karakteristike të cilat krijojnë një peizazh të këndshëm me çatitë e tyre të kuqe.

Lini është tërheqës për shpirtrat artistikë! Në këtë fshat gjendet një nga mozaikët më të vjetër të rajonit lindor. Ky zbulim arkeologjik i përket shekullit te VI-t dhe është i skalitur në dyshemenë e një bazilike të vjetër. Zbukurimet e mozaikut janë të veçantë e të punuar me ndjeshmëri. Në skajin e kundërt të gadishullit të Linit, gjen dy fshatra të tjerë, me natyrë liqenore dhe me hapësira të mira urbane për pushim.

Foto nga Nikol Likja.

Foto nga IntoAlbania.

Sugjerimet tona: Një nga bujtinat më të mira që mund të vizitoni është “Vila 43“, me një kopësht dhe plazh intim privat, që ka akses direkt në liqen.

Explore More