Book Your Stay
Book Your Flight
Kalaja e Lëkurësit vështron mbi qytet dhe pamja prej saj është vërtet e mrekullueshme! Fortesa ka planimetri të rregullt me kulla që ruajnë krahët e saj. Kalaja është rindërtuar për të rikuperuar shenjat e vjetërsisë dhe është përforcuar për t’i qëndruar të ardhmes. Në fortesën mbrojtëse që daton në shekullin e 16-të, dikur qëndronin ushtarë që mbronin fillesat e vendosjes së perandorisë osmane në këtë pikë jugore të Shqipërisë.
I gjithë pozicioni i kalasë është straegjik sepse duket sikur ruan kodrinën nga lëvizjet në det. Prej kalasë mund të vështrosh si në asnjë pikë tjetër shtrirjen e Sarandës, Korfuzit, si dhe të shijosh ngjyrat e perëndimit apo dritat e qytetit në mbrëmje.
Për hartën kliko këtu.