Monumenti "Nëna Shqipëri" - Into Albania

Monumenti “Nëna Shqipëri”

Hyrja lindore e qytetit identifikohet fort nga një prej objekteve më të rëndësishëm të kujtesës kombëtare: Varrezat e Dëshmorëve dhe monumenti “Nëna Shqipëri.” Ndërtuar mbi një kodrinë, në këtë kompleks monumental prehen eshtrat e 900 partizanëve. Kompleksi monumental është i dukshëm për çdo udhëtar që vjen apo del nga Tirana. Monumenti prej betoni, 12 metra i lartë, përfaqëson Shqipërinë si një grua e cila në një dorë mban një kurorë me dafina dhe në tjetrën një yll të ngritur lart. Në piedestalin mbajtës prej 3 metrash të lartë janë gdhendur fjalët: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut”. Në këto varreza u vendos edhe trupi i ish diktatorit Enver Hoxha, i cili u zhvendos në një nga varrezat publike të qytetit.pas rënies së rregjimit, në vitin 1992. regime in 1992.

Nëse doni të vazhdoni turin e të shkuarës komuniste ende prezente në Tiranë lexoni artikullin tonë të zgjeruar duke klikuar këtu.

Explore More