Muzeu Etnografik i Vlorës, Pasqyra e Jetesës së Qytetit - Into Albania

Muzeu Etnografik i Vlorës, Pasqyra e Jetesës së Qytetit

Muzeu Etnografik i Vlorës është një dëshmi e gjallë e traditës dhe mënyrës së jetesës së qytetit ndër vite.

Pjesë përbërëse e tre muzeve të qytetit të Vlorës, Muzeu Etnografik ndodhet shumë afër Muzeut Historik së Vlorës. Në këtë muze 37-vjeçar mund të gjesh historinë e kulturës së pasur të qytetit bregdetar. Elementë të ndryshëm etnografikë të punuar nga banorët e zonës në etapa të ndryshme kohore. Çdo gjë që ka lidhje me veshjet tradicionale. Veglat e jetesës apo stilin e të jetuarit të familjeve vlonjate e shumë objekte të tjera që rrëfejnë për këtë qytet do i gjeni në këtë muze.

Muzeu Etnografik, Vlorë. Foto nga IntoAlbania.

Objektet etnografike dhe mënyra e jetesës gjatë historisë

Kati i parë është i ndarë në tri dhoma të cilat janë, ajo e stanit, e metalit dhe ajo e peshkimit. Në të treja këto dhoma keni mundësi të shihni objekte interesante, shumë prej të cilëve janë mbi 100-vjeçarë. Objektet si guna e çobanit, dybeku për rrahjen e bulmetit, enë e qumshtit, apo makineritë për shtypjen e ullirit janë tregues të rrugëtimit të kësaj shoqërie.

Muzeu Etnografik, Vlorë. Foto nga IntoAlbania
Objekte në Muzeun Etnografik, Vlorë. Foto nga IntoAlbania.

Kati i dytë përfshin sallonin, dhomët e ndara të burrave e të grave, si dhe dhomën e tezgjahut. E veçanta e odës së grave është se në të mund të gjeni kostume të vjetra që datojnë 100 vite më pare. Ato dallohen nga njëra-tjetra nga thurja e tyre si edhe nga qendisjet e luleve apo motiveve të ndryshme. Karakteristikë e odës së burrave është sofra e rrumbullaktë, si simbol i barazisë, dhe varja e armëve në mur, gjë që asokohe bëhej për të theksuar se diskutimet mbaheshin në mënyrë paqësore.

Veshje Tradicionale Vlonjate, Muzeu Etnografik. Foto nga IntoAlbania.
Qilimat në Muzeun Etnografik, Vlorë Foto nga IntoAlbania.
“Dhoma e Burrave” Muzeu Etnografik Vorë. Foto nga IntoAlbania.

Mbi ndërtesën ku ndodhet muzeu  

E ndërtuar në mesin e shek. XIX-të, godina 3-katëshe e muzeut është e gjitha e ndërtuar me gurë e dru. E deklaruar monument kulture 56 vjet më parë, kjo godinë ka pasur funksione të ndryshme ndër vite. Për tu theksuar është ai i vitit 1909, kur Marigo Posio drejtoi shkollën e parë të gjuhës shqipe për vajza.

Muzeu Etnografik, Vlorë. Foto nga IntoAlbania.
    E martë - E premte 08:00 – 16:00 E shtunë- e Dielë 09:00 – 14:00
    Rruga Justin Godar, Lagjia Muradie Get Directions
    1 orë e 30 minuta

Explore More