Rehova - Into Albania

Rehova

Rrugica me kalldrëm, shtëpi prej guri e natyrë e qetë! Rehova duket se ka të gjithë ingredientët për të qenë një nga ato destinacionet tipike të fundjavës! E megjithatë ende ky fshat nuk gëzon atë famë që meriton. Rrëzë malit të Gramozit, fshati me 23 kishat përreth duket se është gati për të qenë pjesë e hartës së vendeve turistike. Gatimet speciale të shtëpive pritëse si lakrori me ithra apo me presh e gjizë, si dhe pispilia, janë vetëm disa nga shijet autentike të zonës që do provoni kur të jeni këtu. Nëse do të vizitoni Korçën së afërmi, mos harroni të planifikoni dhe një ndalesë në Rehovë.

Për hartën kliko linkun.

Explore More