Suvenire “Kruja” - Into Albania

Suvenire “Kruja”

Një nga dyqanet e suvenireve më cilësore në Tiranë

Nëse doni të blini një suvenir tradicional, mu pranë sheshit “Avni Rustemi” gjendet një nga pikat më të njohura e të pasura në objekte në Tiranë.

Një nga pyetjet më të shpeshta të turistëve në kryeqytet lidhet me dyqanet ku mund të blesh një suvenir të mirë nga Shqipëria. Ndër emrat më të spikatur në këtë drejtim është dyqani i suvenireve “Kruja”, që ndodhet në hyrje të rrugës “Hoxha Tahsim”, pranë sheshit “Avni Rustemi”.

Hyrja e dyqanit, foto nga IntoAlbania.

Brenda ambjenteve të dyqanit, foto nga IntoAlbania.

Janë shumë arsye përse ky emër veçon mes të tjerëve. Tek sa dyqani në Tiranë ka 15 vite që është hapur, pronarja e tij, Aida Berhami, na tregon se fillimisht drejtonte një dyqan në Pazarin e Vjetër të Krujës, të cilit i bashkangjitej dhe një punishte për realizimet e bakrit. Suksesi që po korrte në Krujë, e shtyu të çelte një pikë suveniresh në kryeqytet. Pas gjithë këtyre viteve, tashmë ia ka dalë të krijojë një klientelë besnike dhe në Tiranë.

Pronarja e dyqanit, Aida Berhami. Foto nga IntoAlbania.

Veshje dhe tapete tradicionale, foto nga IntoAlbania.

Që nga relievet për zbukurim, tek xhezvet apo produktet e tjera të tryezës apo dekorit, punimet prej bakri janë vetëm një nga arsyet që i kanë dhënë famën këtij dyqani. Falë kontakteve me artizanë e koleksionistë nga e gjithë Shqipëria, dyqani është kthyer në “shtëpinë” e përkohshme të mjaft krijimeve sa të reja artizanale, aq edhe të vjetra. Xhubleta 100 vjeçare, kostume popullore, jelekë të vjetër, objekte zbukurimi e veshje të tjera me interes popullojnë dyqanin, dhe të zgjedhësh cilën prej tyre do të marrësh me vete kthehet në një nisëm të vështirë. Falë dhe pasionit të Aidës njihemi imtësisht me historikun e secilës prej veshjeve apo objekteve të ekspozuara.

Tapet tradicional i zonës së Hasit me katër bordura, foto nga IntoAlbania.

Disa nga objektet autentike të ardhura nga koleksionistë të ndryshëm, foto nga IntoAlbania.

Kostum tradicional i zonës së Mirditës, foto nga IntoAlbania.

Dyqani është mjaft i njohur dhe për realizimet në filigram. Finesa, kreativiteti dhe mbi të gjitha cilësia e punimeve, ka bërë që për shumë turistë objektet në filigram të jenë ndër të preferuarat e dyqanit.

Bizhuteri të realizuara me filigram, foto nga IntoAlbania.

Por nuk mbaron me kaq. Këtu do të gjeni kostume të Hasit e të Zadrimës, çorape të Kukësit e Shkodrës, çanta e qilima nga Kruja, lahuta të punuara nga artizanë të vjetër, hajmali, pllaka dekorative me motive tradicionale shqiptare të ardhura në frymë moderne nga të rinj të talentuar, e plot krijime të tjera.

Shall mëndafshi nga zona e Zadrimës, foto nga IntoAlbania.

Haranie e kabunisë, foto nga IntoAlbania.

Veshje tradicionale nga zona e Beratit, foto nga IntoAlbania

Veshje tradicionale nga zona e Shkodrës, foto nga IntoAlbania.

Paranik i zonës së Lezhës, foto nga IntoAlbania.

E vetmja mënyrë për të kuptuar vërtet arsyen se përse dyqani i suvenireve “Kruja” gëzon kaq popullaritet, është duke e vizituar atë.

Explore More