Vila e Enver Hoxhës - Into Albania

Vila e Enver Hoxhës

Vila e Enver Hoxhës

Zona e ish-Bllokut përbën një nga kuadratet më interesante dhe dinamike të Tiranës. Urbanistika e re dhe arkitektura e trashëguar ndërthurën, pas viteve ’90, historinë komuniste dhe çfarë erdhi pas asaj. Në kërthizë të këtij kuadrati është ndërtuar Vila e Enver Hoxhës. E rrethuar nga kangjella të lehtë metalikë dhe e shtrirë në një hapësirë të konsiderueshme toke, ajo dallohet lehtë. Enver Hoxha jetoi në këtë vilë deri në orët e fundit të jetës së tij, duke lënë pas kuriozitetin e përjetshëm për godinën ku organizohej dita e njeriut më të fuqishëm të Shqipërisë për më shumë se 4 dekada. Pjesa e vjetër e godinës, ndërtuar pas viteve ’60, imiton arkitekturën e viteve 30-të, ndërsa pjesa e re është një masiv i rëndë betoni, veshur me pllaka të bardha guri, që i ngjan shumë konstruksioneve gjysëm banesë, gjysëm fortifikatë. Shtëpia ka mbetur e paprekur, ashtu siç e ka lënë familja Hoxha kur u shpërngul. Zona ku ndodhet Vila e Enver Hoxhës ishte e ndaluar për qytetarët e thjeshtë, të cilët thuhet se kishin frikë edhe të kthenin kokën për ta parë nga larg.

Nëse doni të vazhdoni turin e të shkuarës komuniste ende prezente në Tiranë lexoni artikullin tonë të zgjeruar duke klikuar këtu.

Explore More