Kukës - Into Albania

Kukës

Njihuni me Mikëpritjen Shqiptare

Përse duhet të vizitoni Kukësin

Nëse do të kesh një takim me natyrën e mrekullueshme malore shqiptare, Kukësi është vendi i duhur nga ku mund të nisësh turin tënd. Në Qarkun e Kukësit ndodhet Parku Kombëtar i Valbonës, një nga vendet më përrallore të Shqipërisë, me bimësi të dendur, ujëvara, panorama malore, apo lumin e kristaltë të Valbonës. Shtëpitë tradicionale të kthyera në Bujtina mikëpritëse ofrojnë një takim unik me jetesën tradicionale në këto zona, si dhe ushqim bio me produktet më të freskëta malore. Mikëpritja është një nga karakteristikat e njohura të Kukësit, që e lartoi këtë sjellje shoqërore të shqiptarëve në një tjetër nivel gjatë Luftës së Kosovës, aq sa qyteti u kandidua për çmimin Nobel për Paqe për mikëpritjen e refugjatëve të luftës. Peizazhet malore, legjendat e mitet, flija e pjekur në saç e ajri fantastik që të mbush mushkëritë: Kukësi është vërtet një shumësi eksperiencash, nga ato që të fitojnë zemrën përjetë!

Filters

Zbulo më Kukës

Rekomandimet Tona