Book Your Stay
Book Your Flight
Cilësia e parë e produkteve, fjala e fundit e teknologjisë që përdoret në kuzhinë, dëshira e shefave të kuzhinës për të sjellë më të mirën tek ju por jo vetëm, mbi 140 etiketa verërash të ndryshme përbëjnë luksin e vërtetë në “Gambero Gourmet”. Restoranti ndodhet në zonën me ajrin më të pastër të Tiranës, tek liqeni artificial, i cili ofron për publikun shqiptar një ambient të përsosur e të mirëmenduar në detaje. Pastërtia, rregulli dhe kujdesi i veçantë për klientin janë norma të padiskutueshme. Nëse kërkoni pak më shumë privatësi ju mundëson dhomën “Prive”, një hapësirë e këndshme dhe e plotësuar.
Vendi i duhur për të shijuar një ushqim të shijshëm e të gatuar me pasion, të shoqëruar më së miri me një verë të zgjedhur midis etiketave më të njohura italiane, spanjolle e franceze.
Tek ne mund të gjeni dhe vend parkim tepër luksoz për makinen tuaj me standarde dhe komoditet të nivelit të lartë.