Pasta da Pucci – Restoranti ku pastat bëjnë diferencën - Into Albania

Pasta da Pucci – Restoranti ku pastat bëjnë diferencën

Si një nga restorantet më të njohur për pjatat kreative të pastave në Tiranë, “Pasta da Pucci” nuk duhet humbur për ata që adhurojnë pastat e freskëta tipike italiane.

Kur u hap këtu e 9 vite më parë, fitoi menjëherë popullaritet! Ishte restoranti i parë me fokus pastat në Tiranë, me një identitet të spikatur, ambjente intime e menu unike, ku pjatat e  pastave dhe salcat bënin diferencën. Edhe pse përgjatë këtyre viteve, të shumta ishin vendet që e ndoqën, Pasta da Pucci ia ka dalë të ruajë klientelën besnike, që e di ku të drejtohet kur kërkon një pastë tipike italiane, të përgatitur me produktet më të freskëta.

Burimi i fotos: Pasta da Pucci.

Burimi i fotos: Pasta da Pucci.

Si lindi

Pasta da Pucci është konceptuar nga Besian Hashorva, që vendosi të hapte një restorant me fokus pastat, që deri në atë moment i mungonte kryeqytetit. Për arredimin kërkoi që vendi të kishte një identitet të vetin, me ngjyra të lehta por të ngrohta, pasi dhe ambjenti është i organizuar plot me dhoma, që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi.

Burimi i fotos: Pasta da Pucci.

Menuja 

Flori, shefi i kuzhinës,  sigurohet që menuja përveç shijeve klasike të zgjedhura nga klientët, të vijë përjavë me propozime të reja, të cilat janë krijime interesante që nuk duhen humbur. Kjo mundëson që Pasta da Pucci të ngjajë përherë një eksperiencë sa e vjetër, aq edhe e re.

Tek sa pasta përgatitet me lëndën e parë që vjen nga Italia, salcat përgatiten me produkte të freskëta shqiptare, që garantojnë dhe shijen më të plotë të pjatës. Çmimet pas gjithë këtyre viteve kanë mbetur gjithashtu të njëjtat, në mënyrë që restoranti të funksionojë si vend i përshtatshëm dhe për ata që duan të bëjnë një ndalesë të shpejtë dreke apo darkë.

Duke përgatitur pastat. Burimi i fotos: Pasta da Pucci.

Por cilat janë disa nga pjatat e preferuara? Lloji i pastës së zgjedhur më shumë nga klientët  mbetet taliatele me porçini të freskët dhe krem tartufi, apo me karkalec, kungull e zaferano. Mjaft të pëlqyera janë gjithashtu raviolit me filadelfia, proshutë krudo dhe bajame, apo penet me pesto gjenoveze.

Burimi i fotos: Pasta da Pucci.

Për ata që duan dhe pjata me bazë mishi apo peshku, restoranti ofron një menu mjaft të kuruar edhe në këtë drejtim. Fileto pule, viçi, mish gici, kallamar i freskët, sallata të bollshme e plot propozime interesante pasurojnë më së miri ofertën e Pasta da Pucci.

Burimi i fotos: Pasta da Pucci.

Së fundmi, e kripura shoqërohet nga një listë e gjatë ëmbëlsirash si brownies, cheesecake, sufle, tiramisu etj, të cilat janë vërtet speciale, e që përmbyllin si duhet drekën apo darkën tuaj.

Burimi i fotos: Pasta da Pucci.

Burimi i fotos: Pasta da Pucci.

Adresa

Restorantin e gjeni tek rruga “Mustafa Qosja”, pranë kopshtit “11 Cicërimat”.

    Rruga "Mustafa Qosja", pranë kopështit “11 Cicërimat” Get Directions

Explore More