Obelisku i Besëlidhjes në Lezhë   - Into Albania

Obelisku i Besëlidhjes në Lezhë  

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë është edhe Kuvendi i Lezhës, i thirrur nga Skënderbeu pranë Katedrales së Shën Kollit në 2 mars të 1444, për të bashkuar princat shqiptarë. Kuvendi i Lezhës ja doli të krijonte për herë të parë një ushtri të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu, që ishte thelbësore për fitoret e mëtejshme që heroi kombëtar realizoi kundër Perandorisë Osmane. Sot ky kuvend përkujtohet përmes një vepre monumentale në qendër të Lezhës, në sheshin Besëlidhja. Obelisku ku është shkruar më gërma të bronzta data historike e kuvendit, ka formë trapezoidale e mbi të dallohet një mburojë e bronztë me përkrenaren e Skënderbeut, rrethuar nga tetë shpata.

    "Gjergj Fishta" Promenade, Lezhë Get Directions

Explore More