Elbasan - Into Albania

Elbasan

Aty ku festohet me shije

Përse duhet të vizitoni Elbasanin

Një perandor romak, një sulltan, fashistët dhe komunistët, të gjithë kanë lënë gjurmët e tyre në qytetin e Elbasanit. Kalaja dhe qyteti i ri që nisi të zhvillohej rreth saj, kombinojnë influenca të ndryshme arkitekturore që i japin qytetit një stil krejt të veçantë. Nëse doni të njiheni me shpirtin e vërtetë të qytetit, duhet patjetër ta vizitoni gjatë Ditës së Verës, festës ku Elbasani shpalos gjithë respektin për traditat, familjen, si dhe kuzhinën. Simboli i festës është ballokumja e famshme, recetën e së cilës gratë elbasanllie duket se kanë ditur ta konservojnë mjeshtërisht, pasi askund nuk të shijon më shumë se sa në këtë qytet kjo ëmbëlsirë. Elbasan Arena, stadiumi i rindërtuar, i ka dhënë një tjetër dinamizën jetës së qytetit, dhe shumë prej ndeshjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të Shqipërisë apo dhe klubeve të ndryshme luhen pikërisht këtu. Fare pranë Elbasanit ndodhet dhe qyteti i vogël i Belshit, që është rivendosur në hartën turistike pas rinovimit të qendrës së qytetit përmes një shëtitoreje elegante buzë liqenit me të njëjtin emër. Me dhjetëra liqene të bukur ndodhen vetëm disa kilometra larg, ku mund të pushosh paqësisht me familjen apo të luash zhurmshëm me miqtë.

Filters

Zbulo më Elbasan

Rekomandimet Tona