Amantia - Into Albania

Amantia

Qyteti i vjetër i izoluar nga bota

Qyteti ilir i Amantias me parkun e tij arkeologjik është dëshmi e historisë së vjetër të bregdetit të Jonit. Ajo çka e bën vërtët unik këtë park, është fakti se ende ngjan i pazbuluar nga turistët. Kjo të jep mundësinë të kalosh një ditë në disa nga rrënojat më interesante të Shqipërisë, të pozicionuara në një natyrë fantastike me kodra të gjelbërta përreth, pa u shqetësuar nga ndërtimet moderne apo dhe marketingu i kujtdo tipi. Parku gjendet duke ndjekur rrugën Perlat Rexhepi që ndodhet pranë Sheshit të Flamurit, dhe distanca nga Vlora është rreth 1 orë e gjysëm.

Amantia, Vlorë, © Fation Plaku.

Stadiumi i Amantias

Amantia është themeluar në shekullin e V para Krishtit, në një kodër ku lartësia maksimale arrin në 613 metra mbi nivelin e detit. E veçanta e qytetit antik janë banesat dhe fortifikatat që u ngritën në një terren të vështirë malor. Pjesa më e rëndësishme dhe më e bukur njëkohësisht për tu vizituar në këtë park, janë rrënojat e stadiumit antik të ndërtuar me blloqe gurësh, rreth shekullit të III p.e.s. Rrënojat tregojnë së stadiumi ka patur 17 rradhë të gurta për spektatorët dhe një tribunë qëndrore, me një pistë në formë patkoi 12,50 të gjerë.  Në anët vertikale të ndenjëseve kanë qenë gdhendur gjithashtu emrat e funksionarëve të lartë apo dhe individësh. Përreth kompleksit monumental gjenden mbetje të tjera arkeologjike që i përkasin strehavë të banorëve të qytetit antik.

Rrënojat e Stadiumit të Amantias. Foto nga IntoAlbania.

Rrënojat e Stadiumit të Amantias. Foto nga IntoAlbania.

Rënia e qytetit

Disa nga rrënojat e tjera të qytetit antik përfshijnë Tempullin e Afërditës, Portën me hark, Varret monumentale etj. Nga një qytet me peshë, Amantia nisi ta humbiste pozicionin e saj pas ndërtimit të Rrugës Egnatia. Ajo përmendet gjithësesi si një qendër peshkopate në antikitetin e vonë, dhe mund të dallohen dhe rrënojat paleokristiane të një bazilike. Si periudhë e braktisjes së qytetit mësohet të ketë qenë shekulli i VI pas Krishtit.

Kodra e qytetit antik të Amantias, foto nga IntoAlbania.

Natyra përreth Stadiumit të Amantias. Foto nga IntoAlbania.

Shënim: Nëse do vizitoni parkun arkeologjik, sigurohuni që të kontaktoni më parë dhe me përgjegësit të cilët do mund t’ju shoqërojnë. Një nga numrat e vënë në dispozicion : 00355699550086.

 

    E hënë- E diel 08:00 - 16:00 Sezoni i dimrit, 09:00 - 14:00 to 15:00 - 20:00 Sezonit i verës
    Rruga Perlat Rexhepi, Vlorë Get Directions

Explore More