Muzeu "Gjon Mili" - Into Albania

Muzeu “Gjon Mili”

Turizëm Kulturor

Muzeu “Gjon Mili”

Turizëm Kulturor

Witness the Works of Albania’s Most Innovative Photographer

Nëse keni vendosur të kaloni një ditë në Korçë, duhet të ndaloni dhe tek Muzeu “Gjon Mili”, ku janë ekspozuar rreth 240 fotografi të artistit të njohur botëror me origjinë shqiptare Gjon Mili.

Gjon Mili është një nga fotografët më të mëdhenj të shekullit të XX. I lindur në Korçë në vitin 1904, ai emigroi bashkë me familjen kur ishte fare i vogël, fillimisht për t’u ndalur në Rumani, ku mbaroi dhe shkollën e mesme, e pastaj për në SHBA. Ishte pikërisht në Shtetet e Bashkuara ku Mili e ktheu në art pasionin e tij të jetës, fotografinë, si dhe ndriçimin, për të cilin kreu dhe studimet përkatëse si inxhinier ndriçimi në universitetin e mirënjohur MIT.

Në muzeun e Korçës paraqitet më së miri ky rrugëtim unik arti i Milit, përmes 240 fotografive të ekspozuara në dhomat e ish-shtëpisë rumune, një nga godinat simbol të qytetit në zonën pedonale. Nga Roma në Hollywood, nga fotografitë e artistëve tek ato të sportistëve apo figurave të njohura shoqërorë, galeria e fotove të Milit është krijuar në një mënyrë të tillë që çdo visitor të marrë më së miri njohurinë mbi fazat e krijmtarisë së tij.  Falë dhomave interaktive, vizitorët do të mund të marrin si suvenir nga muzeu një foto të shkrepur me të njëjtën teknikë me të cilën Mili realizoi fotot e tij ikonike.

Muzeu “Gjon Mili”, foto nga IntoAlbania.

Pasioni për fotografinë, syri artistik si dhe studimet shkencore të kryera në fushën e ndriçimit, i dhanë mundësinë të hynte në histori si fotografi i parë që përdori “flashin elektronik” apo “dritën stroboskopike”. Që prej vitit 1939 filloi të bashkëpunonte me revistën “Life”, me të cilin bashkëpunoi deri në fund të jetës të tij, në vitin 1984, Përgjatë këtyre viteve emri i Milit mori famë ndërkombëtare për shkak të stilit të spikatur, lëvizjes së dukshme në foto, si edhe personazheve të njohur të cilët fotografoi, ku vlen të përmendet seria e fotove të bëra piktorit Pablo Pikaso.

Nga: IntoAlbania

Çfarë ofron Korça

Të ngjashme

Të rejat

Zhvilluar nga Frakton & Dizenjuar nga project.graphics