Korça - Into Albania

Korça

Një Serenatë e Bukur Dashurie

Përse duhet të vizitoni Korçën

Korça njihet si qyteti më romantik i Shqipërisë! Që nga serenadat e famshme në pranverë, tek dëbora që vesh çatitë në dimër, Korça di të jetë gjithmonë poetike dhe frymëzuese. Shtëpitë tradicionale, rrugicat me kalldrëm, ajri I freskët dhe mikëpritja, ndërthuren së bashku për të krijuar një atmosferë të ngrohtë e festive që nuk ka të krahasuar në Shqipëri. Jo pak herë duhet t’ju ketë ndodhur të dëgjoni etiketimin “Parisi i vogël” për Korçën, që ngjan i merituar kur sheh se pikërisht në këtë qytet ndodhen disa nga institucionet e kulturës apo muzeumet më tërheqëse të vendit. Pazari i Vjetër i rinovuar së fundmi, është gjithmonë i mbushur me vizitorë, e vilat karakteristike të kthyera në bare e restorante moderne i kanë dhënë një gjallëri Korçës përgjatë gjithë vitit. Specialitetet e kuzhinës si lakrori apo kërnackat këtu serviren si askund tjetër, e ndaj çdo udhëtim drejt Korçës apo dhe fshatrave përreth si Voskopoja, Dardha apo Boboshtica,  do jetë plot me shije që do mbështjellin bukur kujtimet nga ky vend.

Filters

Zbulo më Korça

Rekomandimet Tona