Berat - Into Albania

Berat

Atmosferë Mesjetare dhe Aventura Moderne

Përse duhet të vizitoni Beratin

Është arkitektura tradicionale e veçantë e qytetit të njohur si “Qyteti i një mijë e një dritareve” që e ka pozicionuar Beratin si një nga vendet e Trashëgimisë Botërore UNESCO në Shqipëri. I ndarë në dy lagje historike nga lumi Osum, qyteti bashkohet përmes urës së gurtë të Goricës. Dritaret karakteristike të shtëpive tradicionale reflektojnë njëra-tjetrën nga përtej lumit.  I rrethuar nga Tomori dhe Shpiragu, dy nga malet më mitike të Shqipërisë, Berati zë vend të veçantë dhe në hartën e adhuruesve të natyrës. Ngjitje mali, çiklizëm, rafting apo kayaking janë vetëm disa nga aktivitetet në natyrë që mund të realizoni përreth këtij qyteti. Kalaja mesjetare e Beratit ofron gjithashtu një udhëtim të rrallë në kishat e vjetra të mbushura me ikonat e disa prej artistëve më të mëdhenj shqiptarë, ku vlen të përmendet Muzeu Kombëtar i Onufrit.

Filters

Zbulo më Berat

Rekomandimet Tona