Restorantet më të mira të peshkut në Shqipëri - Into Albania

Restorantet më të mira të peshkut në Shqipëri

Detet, liqenet dhe lumenjtë e Shqipërisë janë një bekim jo vetëm për turizmin shqiptar, por edhe për restorantet, të cilat ofrojnë një menu të pasur peshku që vjen e përgatitur në mënyrën më mjeshtërore. Nëse doni të keni një hartë të restoranteve ku peshku është përbëri kryesor i menuve, këtu do të gjeni një liste të emrave më të rëndësishëm në disa nga qytetet e Shqipërisë.

Top 3 në Tiranë

Kryeqytetit mbahet për restorantet e shumta ku menuja i dedikohet peshkut apo prodhimeve të tjera të detit. Përvoja ndërkombëtare e shefave të restoranteve, si dhe arredimi gjithnjë e më modern, ka bërë që në Tiranë të ketë një larmi ofertash cilësore prej të cilave mund të zgjidhni.

Fishop

Përmes një ambjenti modern e një menuje që ka gjithçka që një entuziast i peshkut do të donte të provonte, Fishop është kthyer në një nga pikat e referimit të kryeqytetit për gatimin e prodhimeve të detit.

Për hartën kliko këtu.

Adresa e internetit: fishop.al

Delicatezze di mare

Siç mund të kuptohet dhe nga emri, menuja e detit vjen e servirur në një mënyrë fine e plot shije. Besnikë të filozofisë se edhe syri do pjesën e vet, pjatat ngjajnë si të ishin vepra të vogla arti.

Për hartën kliko këtu.

Il Gusto

Edhe pse ka plot specialitete të tjera përtej peshkut, nuk mund të mos përmendet ky restorant kur flitet për cilësinë maksimale të produkteve të detit. Vendndodhja pranë Kullave Binjake i jep një tjetër prestigj emrit të restorantit.

Për hartën kliko këtu.

Adresa e internetit: ilgustoalbania.com

Top 3 në Durrës

Qyteti bregdetar është i njohur në të gjithë vendin për disa nga restorantet më të shijshme me prodhime deti. Prania e madhe e turistëve përgjatë gjithë vitit ka bërë që konkurrenca t’i vijë në ndihmë klientit, që ka vetëm luksin e zgjedhjes.

Vertigo

Pamja fantastike dhe menuja e pasur kanë bërë që ky restorant të jetë shumë më tepër se kaq. Është kthyer gati në një destinacion turistik të qytetit, i ngjashëm me Kullën Veneciane.

Për hartën kliko këtu.

Adresa e internetit: vertigo.al

Gusto di Mare & Sushi Time

Po t’i referohemi komenteve të tripadvisor, duket se është pikërisht ky restoranti më i votuar në Durrës. E ku ka më mirë se sa një menu mesdhetare me bazë produktesh deti, ndërthurur me atë aziatike?

Për hartën kliko këtu.

Aragosta

Falë poziconimit mu anës detit, me puhizën e këndshme që vjen gjatë muajve të ngrohtë, duhet shumë pak për t’u kënaqur e shplodhur në këtë restorant.

Për hartën kliko këtu.

Adresa e internetit: aragosta.al

Top 3 në Kavajë

Fiore

Pjatat e shijshme dhe ambjenti ftues kanë bërë që Fiore të kthehet tashmë në një markë, me prezencën e vet dhe në Tiranë.

Për hartën kliko këtu.

Adresa e internetit: fiorerestaurant.al

Poçeria e vjetër

Menuja ashtu si dhe arredimi lundron mes tradicionales dhe modernes, dhe këtu do mund të gjeni disa nga pjatat e peshkut më të shijshme që keni provuar ndonjëherë.

Për hartën kliko këtu.

Te Gazi

Ishte restoranti që i hapi rrugën shumë të tjerëve në zonë. Cilësia dhe sasia ndërthuren si në pak vende, ndaj sigurohuni të prenotoni tavolinën pasi mund të ketë radhë.

Për hartën kliko këtu.

Top 3 në Shkodër

Falë prezencës së Liqenit të Shkodrës, e lumenjve Drin, Buna e Kir që takohen përgjatë rrugëtimit me njëri tjetrin, restorantet me bazë peshku në Shkodër njihen për freskinë e produkteve dhe pamjet fantastike.

Rozafa Fish Restaurant

Freskia e produkteve të peshkut mund të dallohet që me sy, pasi disa prej tyre janë të ekspozuar për klientët. Jo më kot ky restorant është më i votuari në tripadvisor për prodhimet e detit.

Për hartën kliko këtu.

Fishart Restaurant

Gatimi i peshkut këtu kthehet në një art më vete, e për këtë arsye emri nuk gënjen aspak për atë që të pret në tryezë.

Për hartën kliko këtu.

Bar – Restorant Illyria Shkodër

Falë pamjes fantastike që ofron bashkimi i Bunës me Drinin, pjatat e peshkut këtu marrin tjetër shije.

Për hartën kliko këtu.

Top 3 në Vlorë

Si një nga qytetet bregdetare e turistike më të rëndësishme të vendit, edhe në Vlorë nuk mund të mungonin restorantet e shumta cilësore me menu deti.

Restorant Joni

Me dhjetëra komentues në internet nuk mund të gabojnë: është ky restoranti ku pjatat e peshkut si dhe specialitetet e tjera serviren me cilësinë më të lartë në Vlorë.

Për hartën kliko këtu.

Restorant Pulëbardha

Një nga ato restorantet që të jep vërtet ndjesinë e qytetit në të cilin ndodhesh. Vizitohet shumë si nga vendasit ashtu edhe turistët.

Për hartën kliko këtu.

Ristorante San Giorgio al Porto

Emri italian sugjeron më së miri jo vetëm vendndodhjen pranë portit, por edhe traditën italiane në përgatitjen dhe servirjen e pjatave të shijshme.

Për hartën kliko këtu.

Top 3 në Dhërmi

Dhërmi ndodhen disa nga restorantet më të frekuentuera në Rivierën Shqiptare gjatë periudhës së verës.

Harmonia

Është një nga restorantet më të frekuentuar të Dhërmiut, dhe në ndryshim nga të tjerët është i hapur përgjatë gjithë vitit. Këtu pjatat shoqërohen dhe nga aroma e freskët e detit.

Për hartën kliko këtu.

Royal Blue

Të shumtë janë turistët besnikë të kuzhinës cilësore dhe shërbimit të nivelit të lartë të këtij restoranti, ndaj do bënit mirë të prenotonit pak përpara se të niseni për aty.

Periudha e hapur: nga fundi i majit deri në fund të shtatorit

Për hartën kliko këtu.

Luciano

Vendndodhja pranë detit e bën këtë restorant një nga më të frekuentuarit e sezonit veror.

Periudha e hapur: nga fundi i majit deri në fund të shtatorit

Për hartën kliko këtu.

Top 3 në Sarandë

Në ndryshim nga Vlora apo Durrësi, në Sarandë ndihet shumë influenca e kuzhinës greke. Të shumta janë restorantet e peshkut anës detit që do ju bëjnë të lëpini gishtat.

Mare Nostrum

Një ndërthurje e traditave kulinare mesdhetare servirur në mënyrën më mjeshtërore, e bëjnë këtë një emër që nuk duhet ta harroni.

Për hartën kliko këtu.

Gërthëla

Një restorant vërtet autentik i Sarandës, ku do gjeni shijen e duhur për t’ja bashkangjitur kujtimeve nga ky qytet.

Për hartën kliko këtu.

La Petite

Këtu të duket sikur nuk je në Sarandë, pasi është një nga restorantet e preferuar të turistëve të huaj e për rrjedhojë dëgjohen plot gjuhë të ndryshme. Arredimi modern dhe pamja e detit e bëjnë akoma më special ushqimin e shijshëm.

Për hartën kliko këtu.

Ksamil, një nga zonat turistike më të populluara gjatë sezonit të verës, ndodhen gjithashtu plot restorante të cilat konkurrojnë përmes cilësisë e  peshkut të freskët, dhe pamjeve përrallore të detit. Për hartën kliko këtu.

Top 3 në Lezhë

Është kthyer në një nga qytetet më të vizituara për gastrononimë e saj, ku shijet tradicionale vijnë të sjellura në një mënyrë mjaft moderne.

Rapsodia

Është padyshim një nga emrat më të rëndësishëm të kuzhinës shqiptare, falë mjeshtërisë së shefit Alfred Marku. Pjatat janë aq të shijshme e spektakolare, sa të shumtë janë ata që bëjnë me dhjetra kilometra vetëm për të ardhur këtu. Sigurohuni të bëni një telefonatë për të rezervuar tavolinën.

Për hartën kliko këtu.

Adresa e internetit: rapsodia.al

Trëndafili Mistik

Restoranti ndodhet në një pikë strategjikë të rezervatit natyror Kune –Vain –Tale, ku peizazhet mbresëlënëse ndërthuren me një gatim plot shije.

Për hartën kliko këtu.

Restorant Peshkatari

Restoranti rrethohet nga uji i Lagunës së Kune – Vain – Tale, dhe ofron bashkë me menunë e peshkut edhe disa pamje tejet të bukura që do e bëjnë qëndrimin aty vërtet unik. Ndodhet në zonën e quajtur Ishulli i Shëngjinit.

Për hartën kliko këtu.

Për artikullin më të zgjeruar mbi restorantet e Lezhës kliko këtu. Pranë Lezhës ndodhet dhe Laguna e Patokut, ku do mund të gjeni disa restorante mjaft tërheqëse të ndërtuara në disa kasolle mbi ujë, ku serviret peshku i  freskët. Për hartën kliko këtu.

Top 3 në Pogradec

Restorantet e Pogradecit krenohen jo vetëm për peizazhet poetike të Liqenit të Ohrit, por edhe me prezencën e famshme të Koranit, peshkut me shije fantastike që mund të gjendet vetëm këtu.

Restorant Pogradeci

Ushqimi dhe shërbimi cilësor, bashkë me atmosferën e ngrohtë, e bëjnë këtë një nga restorantet më popullor të qytetit. Korani këtu serviret në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për hartën kliko këtu.

Adresa e internetit: hotelpogradeci.com

Dallga

Pozicionuar në zonën e Tushemishtit, bashkë me pjatat plot shije do ju shoqërojnë dhe kartolinat e bukura natyrore të Liqenit të Ohrit.

Për hartën kliko këtu.

Taverna Ndona

Dekori i liqenit dhe peshqit e freskët të sapokapur nga peshkatarët janë dy arsye të mjaftueshme për ta vizituar këtë restorant.

Për hartën kliko këtu.

 

New & Trending

Choose a