Lezha - Into Albania

Lezha

Zemra e Agroturizmit Shqiptar dhe Lagunave

Përse duhet të vizitoni Lezhën

Disa prej lagunave më të bukura të vendit, ato të Kune-Vainit dhe Patokut, si dhe plazhet me rërën më të pastër ndodhen pikërisht në zonën e Lezhës. Njëherë e një kohë, Lezha tërhiqte vizitorët për monumentet e shumta të rëndësishme historike, si Memoriali i Skënderbeut apo Kalaja e Lezhës. Por vitet e fundit duket sikur historia apo natyra nuk janë më të vetmet arsye për të udhëtuar drejt këtij qyteti që jeton që prej antikitetit. Tradita gastronomike e zonës ka bërë që Lezha të jetë një magnet i vërtetë për të gjithë ata që duan të shijojnë më të mirën që kuzhina shqiptare mund të ofrojë. Shefa kuzhine me eksperiencë në restorantet më të njohura të botës, kanë sjellë pikërisht këtu përvojën e tyre, duke e kthyer Lezhën në zemrën e kuzhinës moderne shqiptare.

Filters

Zbulo më Lezha

Rekomandimet Tona